Showbiz

Pas deklaratave të Kanye West, reagon Kim Kardashian: “Jam e pafuqishme për ta shpëtuar nga bipolariteti”

Deklaratat e çuditshme dhe shokuese të reperit Kanye West përgjatë ditëve të fundit kanë shokuar rrjetin.

Me siguri keni lexuar shkrimet e tij që po publikohen kudo ku ai shprehet se prej vitesh po mundohet të ndahet nga Kim pasi kjo e fundit ka dashur të abortojë vajzën e tyre të parë North.

Ai gjithashtu quan vjehrrën e tij Kris Jong-un pasi ajo po mundohet ta fusë në psikiatri. Ndër të tjera Kanye e quan veten president i SHBA-ve në postimet e tij dhe shton se Michael Jackson e kanë vrarë barbarisht dhe kështu do të jetë edhe fundi i tij.

Pas ditëve të tëra konfuzioni për të gjithë ka ardhur edhe reagimi i Kim Kardashian e cila thotë se Kanye vuan nga bipolariteti prej vitesh se dhe ajo është pafuqishme që ta shërojë apo ndihmojë.

Ata që i kuptojnë sëmundjet mendore apo dhe sjelljen kompulsive, e dinë se familja është e pafuqishme, përveç rasteve kur anëtari është minoren. Njerëzit që nuk e kanë këtë eksperiencë mund të jenë paragjykues. -shkroi ajo ndër të tjera në disa postime në Insta Story.