Showbiz

Pas fitores në “Eurovision” Netta merr kërcënime edhe nga shqiptarët

Megjithëse 4 shqiptarë në “Eurovision” bënë shumë zhurmë ajo e cila është ndjerë me të vërtetë nën presion pas fitores është izraelitja Netta Barzilai.

Ajo konkurroi në festivalin Europian të muzikës me këngën “Toy” që flet për pushtetin e gruas dhe të drejtat e saj në shoqëri, e megjithatë si një e tillë sërish është përbuzur madje edhe kërcënuar.

Në një deklaratë për shtyp ajo është shprehur se në “Eurovision” nuk e ka ndjerë aspak konkurrencën për vendin e parë me Eleni Foureirën pasi konkurrente për të është vetëm vetja e saj.

Aq e lumtur për fitoren që shkon si dhuratë për Izraelin në Pavarësinë e saj aq edhe e prekur nga komentet negative dhe mesazhet kërcënuese që ajo ka marrë në rrjetet sociale, ku fatkeqësisht bëjnë pjesë edhe shqiptarët.

Netta tregoi se i kanë ardhur shumë mesazhe kërcënuese nga disa vende të Ballkanit: “Kam dëgjuar shumë gjëra të bukura për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk e kam një përvojë të tillë. Nuk jam politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në qendër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam marrë shumë mesazhe kërcënuese, por i kam injoruar.” ,-u shpreh ajo në deklaratën e saj.