Showbiz

Pas “Hustlers”, Jennifer Lopez fotografohet gjatë xhirimeve të një tjetër filmi

Ka vetëm pak javë që filmi i saj më i ri “Hustlers” ka dalë në kinema dhe duhet theksuar se ishte një sukses i vërtetë.

Edhe pse është kritikuar nga fanatikët e filmit, “Hustlers” arriti të grumbullojë një shumë të konsiderueshme në “Box Office” pasi në fund të ditës, kush nuk do të donte të shikonte Jennifer Lopez duke kërcyer më një tub.

Sa i përket kësaj të fundit, ajo është fotografuar ditën e djeshme në setin e xhirimeve të filmit të saj më ri. 50-vjeçarja do të jetë protagoniste në një komedi romantike të quajtur “Marry Me”.

Krah saj do të jenë gjithashtu edhe yje si Owen Wilson dhe Maluma. Lopez është parë teksa po largohej nga sheshi i xhirimit në New York pas një dite të lodhshme pune.