Aktualitet

Pas Kakavijës, radhë kilometrike edhe në Kapshticë

Pas Kakavijës, radhët kilometrike me qytetarë që duan të largohen drejt Greqisë konstatohen edhe në Kapshticë. Vargu i makinave thuajse i palëvizshëm krijuar që dje si pasojë e tamponit detyrues kundër Covid-19, i aplikuar nga pala greke e kufirit. Situata bëhet edhe më e rëndë pasi pritjes së detyruar i shtohen edhe temperaturat ekstreme të stinës së nxehtë.