Art & Kulturë

Pas restaurimit rihapet dhoma e varrit të Jezusit

Rihapet varri i Krishtit në Jeruzalem. Pas 9 muajve restaurimesh, tashmë dhoma e varrimit të Jezusit është e hapur për vizitorët. Punimet u mbikëqyrën nga Fondi i Moumenteve Botërore nën kujdesin e Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës. Një grup specialistësh punuan në vendin e shenjtë, kryesisht gjatë natës, për të mos penguar kryerjen e riteve nga besimtarët.