Showbiz

Pas tradhëtisë, Jordyn Woods largohet nga shtëpia e Kylie Jenner

Lajmi se Tristan Thompson ka tradhëtuar sërish Khloe Kardashian nuk ishte ndonjë çudi e madhe për median rozë, por fakti se e ka tradhëtuar me miken e familjes së tyre ishte e pabesueshme.

Për ditë të tëra të gjitha vajzat e klanit Kardashian-Jenner nuk mund ta besonin se shoqja e ngushtë e Kylie kishte arritur ta bënte një gjë të tillë, madje fillimisht ato u munduan ta mbronin.

Revista prestigjose “People” ka raportuar se modelja Jordyn Woods është larguar nga shtëpia e Kylie Jenner aty ku jetonte prej kohësh.

Ajo është shpërngulur tek shtëpia e mamasë së saj ku duket se po gjen ngushëllim. Burimi shton se ajo është e shkatërruar nga kjo situatë ndërkohë motrat Kardashian e kanë hequr edhe nga rrjetet e tyre sociale.