Lajmet e fundit Politikë

Patozi: Do shkoj deri në Hagë për zgjedhjet e 30 qershorit!

I paragjykuar për faktin se Bindja Demokratike u fut në zgjedhjet e 30 qershorit, sot Astrit Patozi shprehet i bindur se koha i ka dhënë të drejtë madje thotë se është i gatshëm të shkojë deri në Hagë për të vërtetuar se lokalet u vodhën. I ftuar në Top Talk në Top Channel, Patozi i bëri një ftesë publike kreut te opozitës Lulzim Basha. “Ne e ftojmë që të vijë në tryezë kur të shkojmë në Kolegj Zgjedhor, le të sjellë ekspertët e vetë dhe ne i mirëpresim, por të jenë si spektatorë aty sepse nuk mund të jenë si aktorë” deklaroi kreu i Bindjes Demokratike, Patozi.