Politikë

PD-ja në 15 shtator mbyll procesin e shqyrtimit të kandidatëve për deputetë

Në 15 shtator Partia Demokratike mbyll procesin e shqyrtimit të kandidatëve për deputetë. Prej fillimit të korrikut anëtarësia ka propozuar një sërë emrash që do të verifikohen nga Komisioni i Vlerësimit i ngritur brenda Selisë Blu. Që të jesh kandidat për deputet në Partinë Demokratike, duhet të mbash mend të paktën 3 emra shokësh në universitet. Gjithashtu aplikantit, i kërkohet  të deklarojë nëse është pjesëmarrës i rregullt në lojërat e fatit, përdorues alkooli, apo i substancave narkotike. Një nga pyetjet në formular është  edhe nëse ka shkuar te psikologu, dhe duhet të plotësojë edhe kontaktet e eprorëve në 10 vitet e fundit.