Politikë

PD-LSI, letër të përbashkët: Opozitës iu ndërpre e drejta e fjalës!

Dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, dolën me një letër të përbashkët për zhvillimet në seancën plenare të ditës së sotme. Ata shprehen se votimi i maxhorancës për të ndërprerë diskutimet e opozitës mohoi të drejtën kushtetuese të deputetëve të opozitës per të folur. Ata paralajmërojnë se nëse opozitës i mohohet edhe kjo e drejtë, atëherë prezenca e saj në Kuvend shndërrohet në fasadë, që nuk i shërben interesit publik dhe vetë funksionimin normal të Parlamentit.