Politikë

PD: Spitalet Covid me mungesë ilaçesh

Partia Demokratike akuzoi Qeverinë se ka lënë spitalet Covid pa barna specifike për trajtimin dhe shërimin e pacientëve. Sekrati i Përgjithshëm Gazmend Bardhi tha se Ministria e Shëndetësisë jo vetëm gënjen  për numrin e të shtruarve me koronavirus, por nuk ka siguruar as sasineë e duhur të medikamenteve. “Pse ministria genjeu kur tha se jane 124 te shtruar ne 2 spitalet Covid, kur vetem tek “Shefqet Ndroqi’ jane te pakten 150 te shtruar? A te vjen ndopak zor Ogerta qe genjen me shifrat #Turp!” shprehet Bardhi.