Aktualitet

PD: Turizmi ndodhet në një situatë tepër të vështirë!

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhënia e ndihmës nga qeveria. Eksperti i ekonomisë në PD Dorjan Teliti, përmes një postim në Facebook, shkruan se ndihma shtetërore është inekzistente, pasi paketat 1, 2 si dhe garancia sovrane, nuk dha rezultat. Teliti tha se për dy paketat e ndihmës u dhanë 3,6 milion euro, ndërkohë që PPP e inceneratorit e Tiranës 3,9 milion euro.