Aktualitet

PE letër Ursula Von der Leyen: Mbështesni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut!

Kandidates për Presidente në krye të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i kërkohet nga grupi i socialistëve dhe demokratëve në PE që të mbështesë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në hapjen e negociatave. Grupi i dytë më i madh në PE i ka dërguar një letër Ursula von der Leyen, ku u tregojnë axhendën me prioritetet e tyre. Nëse Ursula Von der Leyen bie dakord me prioritetet e S&D, atëherë deputetët do të votojnë për emërimin e saj.