Aktualitet

Pelegrinazhi në Tomorr dhe emigrantët rëndojnë trafikun në Berat

Fluksi i pelegrinëve drejt malit të Tomorrit, kthimi i emigrantëve për pushime por edhe turistët e huaj kanë shtuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve në qytetin e Beratit. Prej ditësh ky qytet po përballet me trafik të rënduar në akset kryesore. Rruga e qytetit nuk e përballon ritmin pavarësisht ndërhyrjeve të policisë. Në Berat kanë mbërritur edhe punonjësit e task-forcës nga Tirana që po monitorojnë nga ajri me dron qarkullimin.