Aktualitet

Pengmarrja në Kamëz, ende mister fati i 49-vjeçarit

Pengmarrja e të premtes, 17 janar, në zonën e Kamzës dyshohet të jetë kryer për një borxh që 49-vjeçari i kishte autorëve që u kishte blerë një automjet. 24 orë pas pengmarrjes në Kamëz, policia vijon kërkimin për gjetjen e autorëve të kësaj ngjarje, ndërsa ende nuk dihet për fatin e 49-vjeçarit Jan Prenga. Hetimet janë përqendruar në zonën e Kamzëz dhe të Fushë Krujës, ku makina e autorëve është pikasur për herë të fundit tek Ura e Gjolës.