Showbiz

“Për gjithçka që nuk shkon mirë në vendin tonë”, Angelina Jolie reagon pas protestave në SHBA

Edhe aktorja hollivudiane Angelina Jolie i është bashkuar listës së personazheve të famshëm që kanë dhënë kontributin e tyre financiar për organizata jo-fitimprurëse për të drejtat e njeriut.

Pas protestave të dhunshme në SHBA mbi vdekjen e George Floyd e gjithë bota është solidarizuar me ngjarjen e rëndë. 45-vjeçarja dhuroi 200.000 dollarë për fondacionin “NAACP Legal Defense” që lufton për barazinë e të gjitha racave, të drejtat sociale dhe nevojën urgjente të Amerikës për ndryshimin e reformës legjislative.

“Për gjithçka që nuk shkon mirë në vendin tonë, për diskriminim, për dhunën dhe shkeljen e të drejtave për të cilat nuk e ngremë zërin mjaftueshëm” -tha fituesja e çmimit “Oscar” në një intervistë për “ET”.