Sport

Perez i gatshëm për transferimin e Mbappe në Real Madrid

Mediat spanjolle flasin se Reali i Madridit ka arritur në një akord me futbollistin e PSG Kylian Mbappe për transferimin e tij te Los Blancos. Sipas kontratës ai do të përfitojë 40 milionë Euro në sezon. Po ashtu sipas mediave spanjolle, presidenti i Realit, Florentino Perez ka përgatitur edhe një ofertë prej 225 milionë Eurosh për kartonin e Mbappe dhe 50 milionë Euro bonuse. Nëse transferimi bëhet realitet, talenti francez do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori duke lënë pas Neymar për të cilin Paris San Zhermeni i pagoi Barcelonës, 222 milionë Euro.