Aktualitet

Përgjysmohet ndihma ekonomike

Nga 110 mijë familje te varfra shqiptare që merrnin ndihmë ekonomike nga qeveria, në listë kanë mbetur vetëm 52 mijë. Largimi u bë me skemën e re hartuar me ndihmën e Bankës Botërore. Por nga lista janë hequr edhe familje që kanë vërtetë nevojë për shkak se janë bërë viktima të verifikimeve nga një sistem kompjuterik. Vetë Banka Botërore pranon se skema e re mund të ketë hequr ndihmën për shumë familje realisht të varfra.