Bota

Përkeqësohen marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhë e demokratëve

Donald Trump e Nancy Pelosi shkëmbejnë fyerje, duke vënë në dyshim qëndrueshmërinë mendore të njëri-tjetrit. Përplasjet e fundit mes presidentit amerikan dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, evidentojnë përkeqësimin e marrëdhënieve mes Shtëpisë së Bardhë e demokratëve. Trump u shpreh se nuk do të diskutojë një projektligj mbi Infrastrukturën, nëse demokratët në Kongres, nuk ndalin hetimet ndaj tij. Pas një takimi vetëm disa minutësh, Pelosi tha se: “Presidenti ka shpërthime emocionale”, ndërsa shefi i Shtëpisë së Bardhë e quajti “të çmendur”.