Politikë

Përmbytet Durrësi, Bylykbashi: Durrsakët të mos votojnë Ramën më 25 prill

Përmbytja në Durrës merr përmasa politike. Ish deputeti demokrat Oerd Bylykbashi komenton situatën e krijuar pas rrebeshit të mëngjesit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se durrsakët duhet t’i kthejnë kusurin Ramës duke mos e votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij, Durrësi është kthyer në një masakër urbane nga ish kryebashkiaku Dako.