Bota

Përplasen nga treni, 50 viktima në Indi

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën pasi janë përplasur nga një tren në Indi. Qindra njerëz ishin mbledhur mbi shina për të ndjekur një festival Hindu në veri të rajonit të Punjab. “Janë të paktën 50 viktima. Prioritet i momentit është të dërgohen të plagosurit në spital”, deklaroi një zyrtar policie për mediat lokale.  Detaje të tjera pritet të bëhen publike, lidhur me ngjarjen e rëndë.