Bota

Peter Handke, fitues i Nobelit nën hetim nga Austria

Autoritetet austriake kanë filluar procedurat për të hetuar nëse këtë vit fituesi i çmimit Nobel për letërsinë Peter Handke ka humbur shtetësinë e Austrisë. Sipas raportimeve Handke ka pranuar shtetësinë e ish Jugosllavisë në vitin 1999 me ç’rast automatikisht humb statusin e shtetësisë austriake. Ligji austriak parashikon shtetësi të dyfishtë vetëm në raste të jashtëzakonshme.