Aktualitet

Peter Zingraf, ambasadori i ri gjerman në vendin tonë

Peter Zingraf është Ambasadori i ri gjerman në vendin tonë. Diplomati paraqiti sot Letrat Kredenciale te Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike. Peter Zingraf pason në këtë detyrë Susanne Schütz, e cila përmbylli në korrik misionin tre vjeçar në Shqipëri.