Showbiz

Po sikur Kanye West të ishte president i SHBA-ve dhe Kim Kardashian Zonja e Parë?!

Të gjithë po bëjnë një parashikim të të ardhmes së Amerikës ku Kanye West është president dhe Kim Kardashian, Zonja e Parë.

Kjo ka ndodhur pasi reperi i famshëm bëri një postim në rrjetin social Twitter ku i kërkon mbështetjen fansave të tij dhe publikut të gjerë pasi këtë vit do të kandidojë për president.

Këtë dëshirë 43-vjeçari e ka shprehur edhe më parë por nëse vërtetë do të kandidojë atëherë i duhet të konkurrojë kundrejt Donald Trump të cilin e ka mbështetur në mënyrë të zjarrtë gjithë këto vite.

Megjithatë, Kanye nuk ka marrë asnjë hap konkret për të kandiduar për kreun e shtetit madje, nuk është regjistruar as në Komisionin Federal të Zgjedhjeve ku fill më pas do të niste fushatat elektorale.

Sakaq, ka mjaftuar vetëm një postim i tij për të siguruar mijëra njerëz që i kanë ofruar mbështetjen dhe votën.

Postimi i shumëpërfolur i West vjen pak ditë pasi ai lançoi një projekt të ri muzikor dhe paralajmëroi publikimin e albumit më të ri “God’s Country”.

Edhe pse gjithçka duket larg realizimit, e imagjinonit dot një reper në krye të shtetit dhe komentet e të pasmeve të Kim Kardashian si Zonjë e Parë?!