Aktualitet

Po transportoheshin kontrabandë, sekuestrohen 2494 koli cigaresh në Durrës

Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, sekuestroi 2494 koli cigaresh në Doganën e Durrësit, të cilat po transportoheshin kontrabandë. Gjatë kontrollit të kontenieriereve të cigareve u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale. Ky është kontenieri i tretë që sekuestrohet nga Hetimi Doganor në një periudhë kohe prej 3 muajsh, ku në muajin Prill u sekuestruan 1000 koli me cigare.