Policia e Shtetit reagoi pas lajmit se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon

Policia e Shtetit reagoi pas lajmit se është dëmtuar sistemi TIMS dhe nuk funksionon. Blutë sqarojnë se dy ditë më parë pati një dëmtim si pasojë e mungesës së energjisë që u shoqërua për një kohë të shkurtër me dalje jashtë funksionit. Por defekti u rregullua dhe tashmë vijon të funksionojë normalisht thuhet në njoftimin e Policisë. Gjithashtu theksohet se në Pikat e Kalimit Kufitar nuk është shfaqur asnjë problematikë, pasi kufijtë janë të mbyllur dhe në orën që kishte defekt sistemi TIMS, nuk ka pasur lëvizje personash.