Aktualitet

Policia kontrolle në të gjithë vendin, 24 persona të arrestuar

Situata e rendit ka marrë sërish vëmendje të shtuar nga Policia e Shtetit. Dhjetëra kontrolle janë ushtruar në 24 orët  e fundit, në lokale, banesa, ambiente të ndryshme në të gjithë vendin. 24 persona u arrestuan, mes të cilëve një 14 vjeçar në Shijak që u kap me armë zjarri. Ndërkaq u prangosën 5 persona në kërkim ndërkombëtar si edhe u proceduan disa drejtues automjetesh për shkelje të rregullave të Kodit Rrugor.