Rajoni

Policia ndali tentativën e trafikimit të 32 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut

Policia ndali tentativën e trafikimit të 32 kg kanabis drejt Maqedonisë së Veriut përmes kufirit të gjelbër, si dhe arrestoi njërin prej trafikantëve e shpalli në kërkim një tjetër. Lënda narkotike transportohej në një makinë që lëvizte nga Librazhdi drejt Prrenjasit. Drejtuesi nuk iu bind urdhërit të uniformave blu për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi duke kryer manovra të rrezikshme. Më pas braktisën automjetin e sasinë e kanabisit në një zonë pyjore të fshatit Dragostunjë. Drejtuesi i makinës, 41-vjeç u shpall në kërkim, si dhe u arrestua personi që udhëtonte me të, 43-vjeç.