Aktualitet

Pr/ligji për Teatrin, opozita i kërkon Ruçit të anulojë votimin

Opozita i bën kërkesë Kuvendit të Shqipërisë për anulimin e votimit të ligjit për Teatrit Kombëtar. Dy kryetarët e grupeve Kuvendore të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili kërkojnë nga Kryeparlamentari Gramoz Ruçi të shpallë votimin të pavlefshëm, pasi sipas tyre janë shënuar edhe emra deputetësh që nuk kanë qenë prezent. Ata e cilësuan votimin për Teatrin e ri, antikushtetues dhe nul.