Aktualitet

Pranga avokatit në Fier, i kërkoi nxënëses të ndryshonte deklartat ndaj klientit të tij

Sektori i hetimit të krimit ekonomik e financiar në Policinë e Fierit vuri në pranga avokatin Niko Bega, 53 vjeç. Avokati akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, Bega duke shfrytëzuar profesionin e tij si avokat, i ka kërkuar një shtetasi të ndikonte te një nxënëse, e cila, sipas policisë, duhet të ndryshonte deklaratat e saj ndaj një tjetër shtetasi, i cili ishte klienti i avokatit Niko Bega. Policia e Fierit i’a ka kaluar materialet hetimore SPAK-ut për veprime të mëtejshme.