Aktualitet

Prangosen dy punonjës të policisë kufitare në Gjirokastër

Dy punonjës të Policisë Kufitare në Gjirokastër u prangosën nën akuzën e trafikut të qenieve njerëzore. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kreu arrestimin e Timo Cikos dhe Bledar Duçkës si dhe shtetasit Shpëtim Brakaj. Ata akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.