Aktualitet

Prefekti i Lezhës kthen për shqyrtim bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti

Prefekti i Lezhës Gjokë Jaku ka kthyer për shqyrtim bonusin e qirave për të prekurit nga tërmeti. Argumenti i përdorur është fakti se vlera e qirasë është shumë e ulët. “Dërgohen të dhëna mbi qiratë mesatare në tregun e banesave për qarkun Lezhë”, thuhet në vendimin e firmosur nga prefekti i Lezhës.