Politikë

Presidenca: “Ardian Dvorani merret me alibi të neveritshme për ti shpëtuar drejtësisë”

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka sqaruar sot se marrja si i pandehur i Ardian Dvoranit nuk do të pengonte punën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi I pyetur nga gazetarët në lidhje me pretendimin e Ardian Dvoranit se, nëse ai do të merrej i pandehur nga Prokuroria, atëherë kjo do të sillte bllokimin e funksionimit të KED-së, Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaroi se, “kjo është një alibi e neveritshme për t’i shpëtuar drejtësisë për veprat penale që Ardian Dvorani ka konsumuar dhe për të cilat është kallëzuar penalisht në Prokurori”. Sipas tij, “Ligji e ka zgjidhur shumë mirë këtë situatë në nenin 227 të tij, ku parashikon se “Anëtari më i vjetër në moshë nga Gjykata Kushtetuese është Zëvendëskryetari i KED-së. Zëvendëskryetari ushtron të gjitha funksionet e Kryetarit në mungesë ose pamundësi të këtij të fundit”, theksoi Blushi.