Aktualitet Politikë

Presidenca: Përse Rama ka kaq frikë nga populli?

Presidenca reagon për postimin e Kryeministrit. Me një mesazh në “FB”, zëdhënësi Tedi Blushi shtron pyetjen “se përse Rama ka kaq frikë nga populli?. Në Shqipëri kanë ndodhur dy referendume  dhe në të dyja herët ka fituar populli. Padyshim edhe referendumin e tretë do ta fitojë populli, sepse në Republikën e Shqipërisë, sovraniteti i përket popullit dhe vetëm atij. MOS KINI FRIKË NGA POPULLI!” – thotë zëdhënësi i Presidentit.