Bota

Presidenti i Brazilit zgjedh djalin e tij për ambasador në SHBA

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka përzgjedhur një prej djemve të tij për t’u emëruar ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eduardo është aktualisht deputet në Brazil dhe pavarësisht përzgjedhjes nga babai i tij president, ende nuk e ka vendosur nëse do të pranojë të bëhet ambasador në Uashington. Nëse Eduardo Bolsonaro pranon propozimin e presidentit, emërimi i tij si ambasador duhet të miratohet edhe nga Senati i Brazilit.