Sport

Presidenti i FIFA-s përballet me procedura ligjore

Prokurorët zviceranë kanë nisur procedura penale kundër presidentit të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA). Gianni Infantino do të hetohet për shkak të takimeve të tij sekrete me prokurorin e përgjithshëm të Zvicrës Michael Lauber në vitet 2016-2017. Ndaj të dyve rëndojnë akuzat për korrupsion lidhur me të drejtën e fituar nga Rusia dhe Katari për të qenë organizatorët e Kupës së Botës përkatësisht më 2018 dhe 2022. Si Infantino, edhe Lauber kanë mohuar çdo lloj përfshirjeje.