Sport

Duka letër të hapur kryeministrit Rama: Futbolli nuk kërkon lëmoshë, por investime!

Presidenti i FSHF Armand Duka me anë të një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama, shprehet se gjendja e sportit në vendin tonë paraqitet jonormale. Duka thotë se sporti e veçanërisht futbolli në Shqipëri nuk ka nevojë për lëmoshë, por për investim. Kujtojmë se nisja e Kampionatit Shqiptar të futbollit është shtyrë për një afat të pacaktuar pasi Liga Profesioniste e Futbollit kërkon nga qeveria plotësimin e disa kërkesave si Ligji për sponsorizimet apo detyrimet fiskale.