Rajoni

Presidenti i Maqedonisë kundër ndryshimit të kufinjve në Ballkan

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov kundërshtoi idetë për ndryshim të kufijve dhe shkëmbim të popullatës në Ballkan. Ai theksoi se kjo mund të ketë efekte negative zinxhirë ndaj zonave tjera, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, ndonëse nuk ka specifikoi debatet që po zhvillohen në Kosovë dhe Serbi për këtë çështje. Ivanov tërheqi vërejtjen edhe nga kërcënimet tjera, si kriza me emigrantët apo grupet radikale.