Aktualitet

Presidenti Meta flet në shtypin grek për Kufirin Detar Shqipëri-Greqi

Presidenti Ilir Meta sqaron pozicionin e tij, lidhur me negociatat Shqipëri-Greqi për Kufirin Detar. Në një intervistë dhënë gazetës greke “To Vima”, Meta thekson se “Vendimi i 2010-ës i Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli nul marrëveshjen e mëparshme, vuri piketat për një akord të ri”. Kryetari i shtetit thekson se askush nuk mund të shmangë këto piketa që tregonin institucionet, hapat, procedurat dhe metodologjinë për t’u zbatuar, nëse negociohej një marrëveshje e re. Për Metën, anashkalimi i këtyre hapave, para apo gjatë negociatave, do të shkelte Kushtetutën.