Aktualitet Politikë

Presidenti Meta fton investitorët e Maltës në Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Maltë, në kuadër të “Forumit të Biznesit Maltë –Shqipëri”. Meta shoqërohet nga një delegacion me 31 përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Meta vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat mes dy vendeve e ftoi investitorët maltezë të vlerësonin mundësite investuese në Shqipëri për të gjitha avantazhet që ofron ekonomia shqiptare.