Aktualitet

Presidenti Meta pritet të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile

Pas takimit që zhvilloi me ish-kryeministrin Sali Berisha në kuadër të ngërçit politik, kreu i shtetit Ilir Meta pritet të takohet pas pak me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, mes tyre përfaqësues të Fondacionit Shoqëria e Hapur, SOROS. Mësohet se kryefjalë e takimit do të jetë zbatimi i reformës në drejtësi, ndërkohë që këta përfaqësues kanë monitoruar reformën.