Aktualitet

Presidenti Meta: Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi!

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Presidenti Ilir Meta doli në konferencë për mediat duke denoncuar, sipas tij, me prova atë që e cilëson grusht shteti të mazhorancës. Meta denoncoi me prova nëpërmjet pëfaqësuesit ligjor të Presidencës Bledar Dervishi se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Presidentit Meta, ishte shkelur Kushtetuta. “Ardian Dvorani vetëm gënjen. Ai ka deformuar totalisht faktet. Dvorani vendosi qëllimisht që të mos mbledhë KED. Me këtë shkresë zoti Dvorani ka konfirmuar faktin se ka shpërdoruar detyrën. Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë. Ardian Dvorani ka bërë interpretim të gabuar të ligjit. Dvorani ka gënjyer, tha se nga presidenti nuk ka ardhur asnjë informacion. Kam 20 vjet jurist, por eksperiencë më të shëmtuar se kjo nuk kam parë”- u shpreh Dervishaj.

Juristi i Presidencës, fajtor bën edhe ministrinë e Drejtësisë, sipas së cilit shkeli Kushtetutën. “Të dërgojë MD për botim diçka që nuk është normale është krejt jashtë normave. Ministria e Drejtësisë ka dërguar për akte botimi, shkresa në ditë pushimi. Këta funksionarë publikë donin të shtrembëronin të gjitha provat për të thënë se kandidatja e renditur e para është e zgjedhur nga Këshilli. Turp më të madh nuk ka. Vendim-marrjen e presidentit nuk mund ta komentonte askush, as Këshilli. Botimi është i paligjshëm. Situata është e rëndë për Miniostrinë e Drejtësisë. Qeveria me anë të MD ka dërguar për botim një akt që nuk e ka prodhuar vetë. Ka shkelur ligjin me të dyja këmbët”, tha Dervishaj.

Presidenti bëri thirrje që në datën 2 Mars të gjithë qytetarët të grumbullohen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të firmosur dekretin e parë të çmontimit të grushtit të shtetit. Të gjitha institucionet janë mavi. Kemi AMA-n që e dini se cfarë përfaqëson, kemi ligjin antishpifje. Kemi anti-KCK me policinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta marrin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asnjëherë. Ju e dini se kur Rumania rrëzonte regjimin, në Kukës vareshin dy poetë dhe në Sarandë kishte revolta. Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populliNjerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 Mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët”, deklaroi Meta.