Rajoni

Presidenti Thaçi niset drejt SHBA-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u nis sot drejt Shteteve të Bashkuara për të zhvilluar disa takime në Ajoua e Nju Jork. Thaçi do të pritet nga homologu amerikan, Donald Trump, si dhe do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në Ajoua planifikon të takojë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që po ndjekin trajnime në Gardën Kombëtare të këtij shteti me të cilën është binjakëzuar Kosova.