Rajoni

Presidenti Thaçi takon sot në Bjellorusi Ambasadorin Volfgang Ishinger

Presidenti Hashim Thaçi u takua sot në Bjellorusi me Ambasadorin Volfgang Ishinger, në kuadër të një konference. Bashkëbiseduesit ranë dakord mbi nevojën e zgjidhjes gjithëpërfshirëse mes Prishtinës e Beogradit, që mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan. Gjithashtu, mundëson anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, NATO e në Bashkimin Europian. Në 2007-ën, diplomati gjerman, Ishinger, përfaqësoi BE-në në negociatat për të ardhmen e Kosovës, që përfunduan me shpalljen e Pavarësisë dhe njohjen e saj prej shumicës së vendeve të Unionit.