Politikë

Presidentja e re e KE-së pro hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Presidentja e re e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbështet plotësisht propozimin e Brukselit zyrtar për të hapur negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Në të parin mesazh pas marrjes së postit, von der Leyen theksoi se “dëshiron të riafirmojë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor” “Shoh një rol të rëndësishëm në procesin e reformave të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ku kemi të njëjtin kontinent, të njëjtën histori, kulturë e sfida”, – deklaroi shefja e re e Komisionit Europian, e zgjedhur dje me shumicë votash nga eurodeputetët.