Showbiz

Princ Harry thyen heshtjen pas largimit nga familja mbretërore

Gjatë një darke bamirësie në Yvi, Chelsea tashmë ish-Duka i Sussex gjatë një fjalimi emocionues theu heshtjen rreth largimit të tij dhe Meghan Markle nga familja mbretërore.

35-vjeçari u shpreh se ishte i detyruar të merrte këtë vendim në mënyrë që bashkëshortja e tij të mos kishte fundin e mamasë së tij të ndjerë Princeshë Dianës.

Ata kishin shpresuar se do të vazhdonin t’i shërbenin mbretëreshës, Anglisë dhe shoqatave ushtarake edhe pse nuk kanë mundësi të bëjnë ndonjë financim publik.

Harry këmbëngul se Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithnjë shtëpia e tij dhe se Meghan ka qenë gjithmonë mbështetëse dhe e motivuar për të luajtur një rol në oborrin mbretëror.