Bota

Princi Çarls dhe bashkëshortja Kamila vizitë zyrtare në Kubë

Princi Çarls dhe bashkëshortja Kamila mbërritën në Havanë, në të parën vizitë zyrtare në Kubë. Princi i Uellsit e dukeshja e Kornuoll-it, e nisën me ndalesën në Sheshin e Revolucionit ku Çarls vendosi një kurorë me lule në monumentin e Heroit Kombëtar të Kubës, poetit Hoze Marti. Ndër të tjera, trashëgimtari i fronit britanik do të marrë pjesë në ceremoninë novatore të një parku diellor në një zonë të veçantë ekonomike në Mariel.