Showbiz

Princi William dhe Harry kujtojnë fjalët e fundit me nënën e tyre, Princesh Diana

Princi William dhe Harry ndihen shumë keq për telefonatën e fundit që ata kanë bërë me nënën e tyre, vetëm pak orë para se ajo të ndërronte jetë në një aksident automobilistik në Paris në vitin 1997.

Në një dokumentar të ri, i cili është do të transmetohet sot, Princi Harry kujton se sa shpejt e ndërprenë telefonatën me nënën e tyre.

Dy vëllezërit ishin në Skoci kur Diana i ka telefonuar ata nga Parisi.

“Nuk kujtoj saktësisht se çfarë i thashë, por ajo që di është se do jetë pengu më i madh i jetës sime për shkak se telefonata ishte shumë e shkurtër”, ka thënë Harry.

“Nëse do dija që ajo do të ishte hera e fundit që flisja me nënën time, do doja t’i kisha thënë shumë gjëra. Tani që e kujtoj, është vërtet shumë e vështirë. Do përpallem me këtë gjë, gjithë jetën time”.

Princi William ka kujtuar se ai dhe vëllai i tij ishin duke vrapuar, duke luajtur dhe duke kaluar bukur me kushurinjtë e tyre dhe donin ta mbyllinin telefonatën sa më shpejt.

“Mirupfshim, shihemi më vonë, a mund të largohem”, këto kanë qënë fjalët e fundit të Princit William me nënën e tij. “Ajo telefonatë ka mbetur thellë në mendjen time”.