Bota

“Project Stream” shënon të ardhura të majme

Shërbimi më i fundit i Google për “streaming” të video-lojërave ka shënuar një hap të rëndësishëm në këtë industri, që tashmë qarkullon më shumë të ardhura. Project Stream, i hapur vetëm në SHBA për momentin, krijon mundësinë për luajtjen e versionit më të fundit të lojërave me grafika shumë të qarta dhe pa ndërprerje. Cilësia mbetet e njëjtë si një Playstation ose XBox më i fundit.