Rajoni

“Projekti i Shqipërisë së Madhe”, Daçiç: Bota ka ndryshuar!

Shqiptarët nuk e kuptojnë se situata dhe bota ka ndryshuar. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç në Soçi të Rusisë. Pas takimit me diplomatin rus Sergei Lavrov, ai tha se kërkesat e shqiptarëve janë dëshmi e mungesës së gatishmërisë për kompromis. “Të gjithë duan projektin e Shqipërisë së Madhe dhe për ata e gjithë kjo është pak, duan të vijnë në Nish. Ata do të merrnin gjysmën e Malit të Zi, gjysmën e Maqedonisë dhe në veri të Greqisë”, paralajmëroi Daçiç.