Politikë

Prokuroria pushon hetimet për kryeministrin Rama

Prokuroria pushoi hetimin për padinë e opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama. Vendimi u publikua nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Padia u depozitua në Organin e Akuzës nga dy kryetarët e grupeve parlamentare PD-LSI rreth deklaratës së kreut të Qeverisë për “përgjigjen e analizës shkencore të kryer në një nga laboratorët më serioz të botës”. Vendimin Vasili e konsideroi si dorëzim të Prokurorisë.